OSBE, Wollfarth apel Partive:
Mbyllni reformën zgjedhore

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Wollfarth vazhdon t'i përsërisë apelin partive politike të ndërmarrin hapat për të përfunduar reformën zgjedhore, e mbetur  mënjanë për shkak të procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Përfundimi i reformës zgjedhore është prioritet i polikës. Është e rëndësishme që të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar reformën”- deklaroi Ambasadori në një prononcim për median menjëherë pas përfundimit të tryezës për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë organizuar sot paradite. Wollfarth kërkoi gjithashtu trajimin e cështjes së përbërjes së KQZ-së dhe të procesit të animimit të rezultateve të votimit duke nënvizuar “Hapat të ndërrmerren sa më shpejt të jetë e mundur”

Gjatë tryezës ambasadori Wollfarth bëri apel për një përfshirje sa më të gjerë të grave në politikë. Wollfarth u shpreh sot në tryezën e rrumbullakët për rritjen e pjesëmarrjes së grave në partitë politike se promovimi i barazisë gjinore mbi të gjitha ka të bëjë me të drejtat thelbësore të njeriut dhe me sigurinë.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme