OSBE, Wollfarth pas raportit mbron
KQZ: Punojnë nën presion

OSBE, Wollfarth pas raportit mbron <br />KQZ: Punojnë nën presion
TIRANE -  Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth mbron punën e anëtarëve të KQZ-së duke deklaruar se po punojnën nën presion por dhe jo në kushte optimale.

Deklarata vjen një ditë pas publikimit të raportit të paraprak të OSBE-ODHIR të hartuar nga misioni i vëzhguesve që vizituan Tiranën muajin e kaluar, ku shprehte shqetësim mbi rolin e KQZ-së dhe nënvizonte paaftësinë e këtij institucioni për të marrë vendime konsensuale të rëndësishme. Raporti shtonte se mungesa e konsensusit ka shumë gjasa që të çojë në politizimin e mëtejshëm të KQZ-së’’

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po bën një punë shumë të mirë dhe kjo jo në rrethanat më të lehta të mundshme. Kjo është, gjithashtu, thelbësore për një proces të mirë zgjedhor. Deri tani, jemi në terren të sigurt. Do të doja të shtoja që kjo është vënë re dhe vlerësuar që nga ana e qeverisë ekziston mbështetja për një proces të rregullt zgjedhor. Ky është një angazhim tjetër shumë i rëndësishëm, të cilin ne e mbështesim plotësisht.”- tha sot Wollfarth.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme faktin që mbi 400 vëzhgues vetëm nga ODIHR do vijnë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.

"ODIHR-i botoi dje pasdite raportin e Misionit për Vlerësimin e Nevojave. Në të reflektohen ato që ata kanë dëgjuar nga bashkëbiseduesit, gjatë misionit të tyre këtu. Unë do ta vija theksin te pjesa më e rëndësishme e raportit, që është rekomandimi për të pasur një numër të madh vëzhguesish, këtu në terren, për të lehtësuar një procedurë të saktë zgjedhore. Ka shumë gjasa që të vijnë më shumë se 400 vëzhgues vetëm nga ODIHR-i ditën e zgjedhjeve në Shqipëri dhe kjo është një mbështetje shumë e madhe për një proces të mirë zgjedhor këtu në Shqipëri."- tha Wollfarth duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

WOLLFARTH: KOMISIONERET E KZAZ TE LUAJNE ROL REUTRAL

Wollfarth është pyetur dhe për largimin nga koalicioni të Ilir Metës por nuk ka pranuar të komentojë “Këto janë vendime legjitime që bëhen nga partitë politike. Nuk kam asnjë koment për të bërë në këtë fazë.”
I pyetur si e shikojnë këtë zhvillim pasi në administrimin e zgjedhjeve, pasi opozita, së bashku me LSI-në do të administrojnë 100% të KZAZ-ve dhe vendeve të numërimit, Ambasadori Wollfarth tha: “Nuk kam të njëjtin mendim. Komisionerët duhet të bëjnë një punë neutrale dhe korrekte. Ata kanë besimin e partive te tyre. Ata duhet të punojnë për përmbushjen e detyrës dhe zbatimin e ligjit. Kjo është një detyrë në shërbim të qytetarëve, të të gjithë shqiptarëve.”

MANUALI BARAZIA DHE DIVERSITETI

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, ishte sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të prezantuar një manual të titulluar “Barazia dhe diversiteti”. Ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.

Manuali u përgatit nën kujdesin e Prezencës së OSBE-së, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Në të thuhet:  "Qëllimi i tij është të ndihmojë punonjësin e Policisë së Shtetit të kuptojnë më mirë konceptet e barazisë dhe diversitetit, në përmbushjen e misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Rëndësia që ka respekti dhe mbrojtja e diversitetit theksohet nga fakti që të 57-a Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, nga Vankuveri në Vladivostok, vende dhe kultura shumë të ndryshme, kanë ndërmarrë angazhime kërkuese në këtë fushë.

Gjithashtu, disa konventa ndërkombëtare, pjesë e të cilave është Shqipëria, e mbështesin këtë parim si një normë.  Më tej, kjo është një vlerë që na lidh së bashku si individë të respektuar në mënyrë të ndërsjellë në shoqëritë tona.  Në thelb, respekt për diversitetin do të thotë të pranojmë veçantinë dhe rëndësinë e secilit individ, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, etnia, gjinia, mendimi politik, orientimi seksual, apo ndonjë bazë tjetër.

Në fund të fundit, kjo është çështje e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe mbrojtjes së barabartë të të gjithë njerëzve. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me pranimin në mënyrë pasive të dallimeve.  Më shumë se kaq: kjo kërkon një kuadër të fortë kushtetues dhe institucional që mundëson që këto dallime të kontribuojnë aktivisht në të mirën e përgjithshme të shoqërive tona demokratike".

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës