AUSTRI - Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier, ka deklaruar pas takimit me kryesocialistin Edi Rama se “sapo kam përfunduar një takim të frytshëm me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, në të cilin diskutuam një sërë çështjesh, përfshirë rolin e Shqipërisë në OSBE, zhvillimet në Evropën Juglindore dhe zgjedhjet e afërta parlamentare në Shqipëri.
Gjatë takimit, u njoha me qëndrimin e Ramës dhe dëgjova me vëmendje shqetësimet e tij rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe më konkretisht, me rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Unë kam shpresë se zgjedhjet që po afrojnë do të kontribuojnë në zhvillimin e një bashkëveprimi konstruktiv ndërmjet forcave politike shqiptare dhe në forcimin e qeverisjes demokratike.
Dëshiroj të theksoj se pres që të gjitha palët të kontribuojnë për të sjellë nivelin e pritshëm të ligjshmërisë dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, duke nisur nga sigurimi i një anëtarësie domethënëse dhe të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Unë besoj se Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2012 përbën një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve të mira.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com