OSBE: Zgjedhjet në rrezik! Opozita të dorëzojë listat e komisionerëve në KQZ

OSBE: Zgjedhjet në rrezik! Opozita të dorëzojë listat e komisionerëve në KQZ

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shpërndarë në rrjetet sociale thirrjen e KQZ-së drejtuar partive politike për të dorëzuar emrat e komisionerëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në kushtet kur PS-ja e dorëzoi sot listën e komisionerëve, apeli i OSBE-së shkon për opozitën shqiptare, e cila ka vendosur që të mos dërgojë në KQZ asnjë komisioner për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, apo të njohura ndryshe si KZAZ.

"I bashkohemi thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për KZAZ-të. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare" thotë OSBE-ja.

Prezenca e OSBE kishte edhe një tjetër thirrje për opozitën, e cila kërkon largimin e Ramës dhe zgjedhje politike të parakohshme përmes një qeverie tranzitore.

"Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë" mbyllet reagimi i OSBE-së.

Partia Socialiste i dorëzoi sot emrat e komisionerëve të saj për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa  PD dhe LSI kanë vendosur të mos i bashkohet thirrjes së KQZ-së.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismeti: 18/03/2019 16:23

    Osbe janë si gomari se këtej e kafshonte ujku e mendonte se është në ëndërr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen