Oscar  i jep lamtumirën Chelsea,
transferohet në Kinë

Oscar  i jep lamtumirën Chelsea,<br />transferohet në Kinë
Gjithçka është zyrtarizuar dhe tashmë talenti brazilian i Chelesa, Oscar, ka braktisur futbollin evropian dhe i është bashkuar skuadrës kineze Shanghai SIGP.

Oferta që i është bërë brazilianit, ka qenë vendimtare në transferimin e tij. Oscar do të paguhet 450 mijë euro në javë, duke u shndërruar kështu edhe në futbollistin më të paguar në botë.

Edhe ish skuadra e 25 vjeçarit ka arkëtuar një shumë prej 61 milionë eurosh prej transferimit të lojtarit.

Oscar u largua nga Chelsea në një nga momentet më të mira të skuadrës, por duket se hapësirat e vogla që po gjente nën drejtimin e Antonio Contes.

Gjatë këtij sezoni ai është aktivizuar vetëm në 11 ndeshje.

Nga ana tjetër, largimi i brazilianit duket ka bërë që Conte të fillojë të kërkojë një zëvendësim për talentin 25 vjeçar dhe që tashmë ka vendosur në shënjestër lojtarin belg të Romës, Radja Nainggolan.

Ish trajneri i Italisë ka shfaqur interes edhe për mbrojtësin Rudiger, por ende nuk është bërë një ofertë zyrtare.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene