‘Ose je i kapur, ose i paaftë’, Bejko ‘shpërthen’ ndaj Bashës: muajt e fundit na sillnin mesazhe mos sulmoni Saliun!

Ish-deputeti i PD, Roland Bejko i ftuar në Report Tv ka folur për situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të Apelit që vulën ia kaloi Berishës. Bejko, i cili ka mbështetur më parë Bashën, tashmë është distancuar nga ai, ndërsa zbulon edhe një bisedë ish-kreun e demokratëve kur i ka premtuar mbështetjen por me disa ‘kushte’. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Bejko thotë se u distancua nga Basha, pasi ai nuk i mbajti premtimet.

“I dhashë mbështetje Bashës me kushtin që të shpikte vetveten, i kam thënë nëse je Basha që je në atë dimension siç ishte kur dhe dorëheqjen, që nga shtatori në mars, nuk bëri asnjë betejë, po je i tillë s’të mbështes thash. Më tha do bëjmë betejë çdo ditë ndaj trekëndëshit të Bermudës. Ika se e pashë që se bënte dot, si qëndroi premtimeve që kishte bërë dhe i humbi të gjitha”, tha Bejko për Report Tv.

Ish-deputeti ‘shpërthen’ ndaj Bashës, duke thënë se që nga rikthimi si kryetar e deri në mes të janarit nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Ose është i paaftë ose është i kapur thotë Bejko, ndërsa për Report Tv zbulon se nga partia iu jepeshin direktiva që mos të sulmonin Sali Berishën gjatë daljeve televizive.

Bejko ishte edhe kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2023, ndërsa thotë se ai bëri betejë, ndërsa Basha rrinte në shtëpi e priste të fitonte luftën me betejën e të tjerëve.

"Unë çdo ditë në televizion, bëje betejën tënde dhe ti rri në shtëpi. Futu pas murit hidh ndonjë gur, e fsheh dorën. Ta bëjnë betejën të tjerët dhe ti të fitosh luftën. Kur shikoja që nuk dilte, se më 30 qershor mori detyrën si kryetar, deri në mes të janarit, s’bëri asnjë konferencë, një kryetar partie që humbet komunikimin publik ose është i paaftë ose është i kapur. Unë isha kundër kësaj strategjie, i thoja që po na çon në humbje. Shkonim ne nëpër studio, muajt e fundit na vinin mesazhe mos sulmoni Saliun. Nga mjedisi i Bashës. Në këto kushte kur na ndajnë pikëpamjet, vizionet normal që do ndahesh”u shpreh Bejko në Report Tv.

Sa i takon Berishës, Bejko shprehet se mori sëpata e hanxhar për të marrë partinë, se e konsideron tokë e ‘xanum’. Për deputetët që ndjekin ish-kryeministrin, Bejko thotë se ata do ta braktisin Berishën sepse e dinë që me të nuk prodhojnë dot fitore.

“Sali mori sëpata e hanxhar dhe vuri mburojën në kurriz dhe u lëshua ta merrte, se tha më morën pronën. 3 vite PD është endur mes njërit dhe tjetrit, ai e quan të vetën, tokën e xanum. Pse e quan tokë të xanum? Nuk e bëri ai, e bënë studentët e dhjetorit, dhe mbi të gjitha u bë me mbështetjen e SHBA. Meqë qëndroi aq gjatë në pushtet e bëri pronë të vetën. (...) Do ta lënë, s’do e ndjekin dot marrëzisht kur e shohin që me të nuk prodhojnë fitore. Partia i takon Bashës ta përfaqësonte, flas për legalitetin”, vijoi Bejko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
‘Shkëlzeni me 5 truproja në protestë’, Bejko: Na bëjnë karshillëk, nga kush trembet? Janë pasuruar me sakrificat e demokratëve

Ish-nënkryetari i PD, Roland Bejko, i ftuar në Report Tv komentoi protestën e opozitës ditën e djeshme para kryeministrisë. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Bejko tha se pa në protestë djalin e Berishës, Shkëlzenin që shoqërohej me 5 truproje

Bejko tha se bëjnë karshillëk, ndërsa tha se nuk e kupton se për çfarë duhen 5 truproje, pasi ai është djali i sh-kryeministrit dhe nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë post publik.

Ndërkohë, Bejko tha se familja e tij është pasuruar me sakrificat e demokratëve.

“Pashë birin e tij me 5 bodyguard, (truproje) për ca duheshin ato 5 bodyguard. Ca ka bërë ky? Nga kush trembet? S’ka pasur ndonjë funksion. Është djali i ish-kryeministrit. Për ca ecin me bodyguard, na bëjnë karshillëk, janë sakrificat tona që ata janë pasuruar, demokratët luftonin me mish e shpirt për hir të partisë”, tha Bejko në Report Tv.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2024 02:29

    Po cfare truprojash jane ata?! Ne te gjithe boten truprojat te rrethojne nga te gjitha anet,para,anash,mbrapa dhe nuk shikojne spektaklin,po shikojne njerezit rreth e rrotull,kurse keta i rinin te gjithe mbrapa si kurtizane dhe shijonin skenat qe po zhvilloheshin.Nese do te ishte dikush qe do te donte t'ja kepuste Zenit ne lule te ballit,nuk do t'a kishte fare problem.

    Përgjigju
  • Fshati: 12/07/2024 17:10

    "Shkëlzeni me truproja në proteste" trembet nga armiqtë e Shqipërisë, ashtu sikur kryeministri, presidenti, ministrat, biznesmenë të fuqishëm , e të tjere. Kjo nuk është arsye për ta denigruar. Ne se ka bërë krime apo shkelje të tjera ligjore dënohet nga gjykatat me ose pa truprojat.

    Përgjigju
  • Pa Emer: 12/07/2024 17:00

    Qerojeni nga PD ket Bejkon po afron viti tjeter tash kerkon ti afrohet PD qe morì vulen dhe te marrin mandato qyl politikan pa' integritet

    Përgjigju
  • Po mër po: 12/07/2024 14:32

    Ty të mashtroi Basha!? Çudi !!! E tash ti po mashtron të tjerët me këto histori. Po kush të beson.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës