OSHEE i ndërpret energjinë uzinës
në Ballsh,1 mijë punëtorë në rrugë

OSHEE i ndërpret energjinë uzinës<br />në Ballsh,1 mijë punëtorë në rrugë
1 mijë punëtorë të uzinës së Balshit, janë flakur në rrugë dhe nuk kanë një punë, përmes së cilës mund të mbajnë familjet e tyre. Prej disa ditësh uzina ka reshtur së funksionuari, ndaj drejtuesit vendor kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka ndërprerë energjinë elektrike uzinës së Ballshit, pasi prej kohësh ajo nuk kishte shlyer detyrimet ndaj saj.

Kjo ka bërë që 1 mijë punëtorët e kësaj uzine të flaken në rrugë, ndërkohë që për pagat e tyre të muajve të kaluar askush nuk jep përgjigjie.

Për këtë çështje, punëtorët i kanë dërguar një peticion edhe kryebashkiakut të Mallakstrës,  Agron Kapllanaj por ky i fundit ka kërkuar ndihmën e qeverisë për të gjetur një zgjidhje, pasi largimi i 1 mijë punëtorëve nga uzina do të shkaktonte një plagë sociale për zonën.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot