Në kuadër të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A), njofton se ka instaluar në Korçë nënstacionin lëvizës (mobile), me kapacitet 110/35/10 kV. Veç kësaj mase, në N/stacioni Korçë u vendos një transformator me fuqi 10 MW (pas atij 25MW), duke rritur fuqizimin e nënstacionit dhe të linjave 35kV, jo vetëm për qytetin, por për gjithë rajonin Korçë.
Operacioni është kryer gjatë natës nga Drejtoria e Tensionit të Lartë, pranë OSHEE, dhe vjen si reagim nga ana e kompanisë si masë mbrojtëse pas dëmtimit të transformatorit 45MW disa ditë më parë. Për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik, kompania ka shtuar përforcime në terren, duke stacionuar në pika kyçe rreth 1500 punonjës në gatishmëri të plotë.