VLORE-OSHEE vijon aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ndërsa në 12 orët e fundit ka regjistruar tre raste.
 
Dy raste janë rilidhje e paligjshme, ndërsa rasti i tretë u kap gjatë natës, pronari i një restoranti në Dhërmi duke vjedhur energji me linje të dytë.
 
Ndërsa në 24 orët e fundit, OSHEE Vlorë ka proceduar penalisht 5 raste, ku tre janë biznese ndërtimi dhe restoranti.
 
Aksioni është i përqendruar natën, ku vjedhësit hedhin grepat duke u furnizuar abizivisht, madje dëmtojnë linjat.


dy.b/shqiptarja.com