OSHEE mbifaturon një çift të
moshuar:S’kemi as elektroshtëpiake

OSHEE mbifaturon një çift të<br />moshuar:S’kemi as elektroshtëpiake
Dy të moshuar në Gjirokastër ankohen se prej kohësh mbifaturohen nga ana e OSHEE-së.

Reiz dhe Melo Skëndaj, jetojnë të vetëm në një banesë në lagjen "Gërhot", në pjesën veriore të Gjirokastrës.

Ata shtyjnë muajin me një pension 11. 800 lekë, ndërkohë që detyrohet të paguajnë fatura disa herë më të larta se pensioni që marrin.

Të moshuarit denoncojnë se u është faturuar deri në 2 mijë kilovat, për të cilat pretendojnë se nuk i kanë konsumuar.
 
Ata shprehen për Report TV, se ka ndërmarrë të gjitha format e ankesave prej mëse një viti ndaj këtij abuzimi, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Problemi për ta është edhe më i vjetër pasi edhe vitet e shkuara për shkak të mbifaturimeve ata kanë pasur të akumuluar një faturë afro 150 mijë lekë të reja.

Ata pohojnë se vazhdimisht kanë marrë para borxh tek të afërmit për të likuiduar faturat e kripura. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet