Kompania bëri të ditur se mbi 1300 punonjës të saj do të jenë të pozicionuar në pikat më kritike të vendit, në gatishmëri të plotë për të riparuar në kohë të shpejtë çdo defekt apo avari të mundshme.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të masave që ka marrë për përballimin e furnizimit me energji elektrike, i ka kushtuar vëmendje, fuqizimit të logjistikës për monitorimin dhe minimizimin e numrit të difekteve dhe kohëzgjatjes së tyre.
Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE është krijuar sistemi Call Center 042 274 141, i cili do të rrisë efektivitetin e zgjidhjes së defekteve, pas raportimit pranë kësaj qendre, të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit në të gjithë vendin.
Gjithashtu, janë bërë publikë numrat e dispecerive për të gjitha rajonet, të shpërndara në media në formë harte.
Pranë Dispecerise TL Qendër po ndiqet rregjimi i punës së pajisjeve, ngarkesat në transformatorët e fuqisë, ngarkesat në linjat 35 kV si dhe fidrat që mund të paraqesin probleme mbingarkese.
Me seriozitet do të ndiqet shperndarja e flukseve gjatë orëve të pikut 17.00 – 22.00. Me këtë rast, I bëjmë apel konsumatorëve të jenë efficient me orarin për përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake gjatë këtij piku!.
Ngarkesa në tranfsormatorët e fuqisë 110/20 kV në nënstacionet që furnizojnë Tiranën në orët e pikut paraqitet si më poshtë:
Nënstacioni Ngarkesa % transformatoreve
Viti 2015 Viti 2014
1 N/st 220 kV Tirane 56 53
2 N/st Qendër 47 100
3 N/st Selitë 90 75
4 N/st Traktora 97 84
5 N/st Kashar 82 73
Punimet e kryera
· Janë ndërruar TR e rrymës në fidrin nr 120 Nënstacioni Kinostudio, duke bërë të mundur rritjen e ngarkesës në këtë fidër.
· Po mbahet në kontroll regjimi i ngarkesave në linjat 35 kV kryesisht në linjat Nst Rajonal – Mëzez, Shkozet – Shijak, L 35 kV Patos – Matke.
· Për sa me sipër u bë kalimi i ngarkesës nga fidri F 111 ne F 107 N/st Mëzes, që çon në uljen e ngarkesës në L 35 kV Nst Rajonal – Mëzez.
Nga Drejtoritë Rajonale po punohet në fidrat TM duke shpërndarë ngarkesën sipas kapacitetit të çdo fidri dhe konkretisht:
Është stabilizuar regjimi i ngarkesave te fidrat 324/ Nst Selitë, C6/ Nst Traktora, L10/ Nst Qendër, L5/Nst Qendër, F 325/ Nst Selitë, A12/ Nst Rajonal, F13, F5, F18, F17 / N/st Kashar.
Për të rritur shpejtësinë në lokalizimin e difekteve në rrjetin shpërndarës TM janë vendosur ndarësa në fidrat e gjatë si dhe riparimi i ndarësave ekzistues.
Janë vendosur shkarkuesat në fidrat nr 28 dhe 36 nst Selitë, fidrat 65 dhe 85 N/st Traktori.
Grupet e gadisherisë së OSHEE, prej 1300 punonjësish po punojnë për riparimin e difekteve në kabinat fundore të fidrave kryesisht rurale dhe kthimin e energjisë në kohë sa më të shpejtë në zonat pa energji si më poshtë:
Cërrunje, Gramsh, Pjesërisht Orenjë (Elbasan); Zejmen, Kallmet, Kacinar (Lezhë), Zues, Koman, Bushat (Shkodër); Domaj, Gjinë, Kalimash pjesërisht (Kukës); Gurrez (Lac)
· Hidrovoret janë të gjithë në punë
· Fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorët e rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)