OSHEE: Nga remontet në disa n/stacione, kufizim energjie

 
TIRANE, 20 Gusht/ATSH/- Disa zona të kryeqytetit si dhe disa zona të tjera në juglindje dhe veri të vendit do të kenë sot kufizim në furnizimin me energji elektrike, për shkak të punimeve të remontit në nënstacione.
Drejtoria e Tensionit të Lartë, Qendër në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se sot do të kryejë punime remonti në Tiranë nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në Nënstacionin e Pallatit të Kongreseve në Zbarat 6 kV të Sek I dhe fidrat 6 kV.
Për arsye sigurie, do të stakohet energjia elektrike tek abonentët në Tiranë: Kryesia e Kuvendit; Akademia e Arteve; Ish OSBE-ja; Posta; Hotel Drini; Ministria e Bujqësisë; Gjykata e Lartë; Muzeu Kombëtar; TOB-i; Rruga e Elbasanit; Liceu; Hotel Rogner; Ambasada Amerikane; Stadiumi"Q.Stafa"; Seksioni i TVSH-së.
Remontet do të vijojnë edhe nesër në Nënstacionin e Pallatit të Kongreseve, në Zbarat 6 kV të Sek II dhe fidrat 6 kV, ku do të ketë kufizim në furnizimin me energji në të njëjtën orë, nga ora 09:00-12:00 në: Pallatin e Kongreseve ; zona rreth Stadiumit; zona rreth Pallatit të Brigadave; Juvenilja; Princ-Park; zona prapa Universitetit; Amfiteatri; Fshati SOS; Zona e Piramidës; Hotel Dajti; Ministria e Rendit; Galeria e Arteve; ATSH-ja; Zona rreth Pallatit të Kongreseve, privatët "Spahiu" dhe "Gjollma"; Ambasada Italiane; Stadiumi "Q.Stafa"; Sheshi "Nënë Tereza", Seksioni II TVSH-se.
Gjithashtu, drejtoria e Tensionit të Lartë në juglindje do të kryejë punime remonti në disa nënstacione. Nga punimet në nënstacionin Prrenjas, nga ora 09:00-14:00 për arsye sigurie do të stakohet energjia elektrike tek abonentët në Bashkinë Prrenjas: Policia, Komuna Stravaj , Qukës, Rajcë, Dogana Qafë-Thanë.
Punimet përfshijnë sot dhe nënstacionin Elbasan në Linjën L-30-16 Radio-Gramsh ku për arsye sigurie nga ora 09:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike tek abonentët në Bashkinë Gramsh: Komuna Tunjë, Kushovë, Pishaj, Kodovjak, Lenie, Kukur, Skënderbegas, Sultë, Poroçan, Heci Sotiraj, Tervol dhe Lenie.
Edhe në zonën veriore të vendit, Drejtoria e Tensionit te Lartë do të kryejë punime remonti në nënstacionin Gropaj, ku nga ora 9.00-12:00 për arsye sigurie do të stakohet energjia elektrike tek abonentët në Komunat Lekbibaj, Dushaj, Fierze, Iballë, Blerim./n.m//m.m/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar