OSHEE nis investimet në rrjetin e
shpërndarjes në Qytetin Studenti

OSHEE nis investimet në rrjetin e<br />shpërndarjes në Qytetin Studenti
Rreth 47.5 milionë lekë do të investohen në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike  në Qytetin Studenti, ku do të përfitojnë mbi 2500 abonentë. Rikonstruksionit do t’i nënshtrohen 10 kabina ekzistuese si dhe do të ndërtohen dy kabina të reja.
 
Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja tha gjatë inspektimit të nisjes së investimeve se janë pagesat e energjisë ato që po bëjnë të mundur kryerjen e investimeve.
 
“Ne nuk kemi objektiv thjesht të rrisim fitimet e kompanisë, të shlyejmë detyrimet e të tjera si këto por në rradhë të parë të garantojmë se ky sistem do ta furnizojë energjinë siç e kërkojnë konsumatorët. Megjithë kakofoninë e krijuar gjatë këtyre ditëve, është mirë që njerëzit ta dinë se ky sektor erdhi nga kolapsi dhe tanimë po kthehet në një sistem që vetmbahet, financohet, investon, rrit cilësinë e investimit dhe nuk mobilizon asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit. Ishin 150 deri 170 milion euro në vit humbje nga sistemi energjitik dhe tanimë ato para mund të përdoren kudo në sektorët e ekonomisë”, u shpreh Bejtja.
 
Ndërsa administratori i OSHEE-së Adrian Çela u shpreh se investimi në Qytetin Studenti është pjesë e investimeve që po kryehen në të gjithë Tiranën.
 
“Vetëm për qytetin e Tiranës janë rreth 2.5 miliard lekë investime që janë në proces në zona të ndryshme. Në Qytetin Studenti investimi nuk ka të bëjë me logjikën e mëparshme për ndërhyrje në zonat me humbje dhe vjedhje të mëdha të energjisë. Kjo është një zonë që e paguan në mënyrë të rregullt energjinë, por këtu kemi një rrjet shumë të vjetër të shpërndarjes, i ndërtuar që në vitet 60’. Janë mbi 2500 abonentë që përfitojnë nga këto investime që do të kryhen”, tha Çela.
 
Pjesë e investimit do të bëhet kalimi nga rrjeti 6 kV i N/Stacionit Traktora 35/110 kV i dhe në rrjetin 20 kV i N/Stacionit Traktora 35/110 kV. Gjithashtu, do të eleminohen të gjithë linjat ajrore të rrjetit 6 kV që janë aktualisht në Qytet Studenti.
 
Investimi në Qytetin Studenti pritet të përfundojë brenda tre muajsh nga data e nisjes së punimeve dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos