Pas ndalimit të reshjeve të shiut në të gjithë vendin dhe normailizimit të situatës meterologjike, ekspertët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë vijuar punën intensive në terren, për të riparuar të gjtiha dëmet e shkaktuara si dhe rikthyer energjinë elektrike tek të gjithë abonentët në të gjithë vendin.

Sipas OSHEE-së, situata është përmirësuar ndërkohë që vijon puna në zonat e përmbytura, aty ku ende ka sipërfaqe tokë nën ujë.

OSHEE raporton për një situatë normale të furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të disa zonave të përmbytura një ditë më parë, në Lushnjë e Durrës.
 
Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e të gjitha defekteve me qëllim rikthimin sa më shpejt të energjisë tek abonentët.
 
Sipas informacionit të përcjellë nga dispeceria qendrore e OSHEE, janë gjithsej 6 fidera pa energji të cilat furnizojnë zonat rurale të përmbytura.
 
OSHEE thekson se fiderat pa energji janë ajrore dhe ka vështirësi në terren për riparimin në kohë te defekteve , megjithë angazhimin maksimal të grupeve të avarive të OSHEE.
 
 Zonat më të prekura nga difektet janë:
 
Tiranë
 
ShënMëri(pjesërisht), Yzberisht(pjesërisht), Zona Shkozë, Zallbastar, Allias(pjesërisht), Babru(pjesërisht).
 
Durrës

Katundi i Ri, Pompat Harizaj , Qerret.
 
Kukës
 
 Mamëz (pjesërisht) Surroj(pjesërisht), Qinamakë (pjesërisht), Pac (pjesërisht), Golaj (pjesërisht).
 
Burrel

Komuna Orosh. Gurrë e Madhe (pjesërisht).
 
Elbasan
 
Rasë/Belsh, Labinot.
 
Berat
 
Divjakë/Lushnjë, Perondi/Kucovë.
 
Korcë
 
Voskopojë (pjesërisht)
 
 
Të gjithë nënstacionet janë në skemë normale.
Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të vecantë janë të gjithe në punë.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)