TIRANE - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka reaguar pas akuzave të bëra ditën e sotme nga ana e Partisë Demokratike se mjaft zona vuajnë energjinë elektrike.
Përmes një komunikate për shtyp, OSHEE shprehet se më e pakta që opozita mund të bëjë është të heshtë, pasi po punohet për të përmirësuar në të cilën Partia Demokratike e la vendin.
Sipas OSHEE, edhe pse ka shumë punë për të bërë në sektorin energjetik, nënvizohet se për vitin 2015 janë parashikuar 70 euro investime.
“Të vetëdijshem se ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ndërgjegjësimit të qytetareve për të paguar energjinë tu pergjigjemi me shërbim sa më cilësor, OSSHE informon se gjatë vitit 2015 do të investohen në sistem rreth 70 milionë Euro rrjetin elektrik! Sa i perket akuzave të Partise Demokratike, të cilët për tetë vjet rresht, jo vetëm rriten çmimin e energjisë, por e zhytën sistemin në borxhe duke e çuar drejt falimentit, u sugjerojmë se më e pakta që mund të bëjnë sot është të heshtin, pasi janë përgjegjësit kryesorë të asaj çka qeveria e re dhe OSSHE janë duke punuar për të ndrequr.” thuhet në komunikatën e OSHEE.
Gjithashtu në deklaratën e saj, OSHEE, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që paguajnë energjinë elektrike, si dhe të gjithë qytetarëve që mirëkuptuan situatën për shkak të kushteve atmosferike, gjatë situatës për festat e fundvitit.
OSHEE ka falënderuar edhe 3000 punonjësit që qëndruan në gaidishmëri përgjatë natës së ndërrimit të viteve.
“OSHEE falenderon të gjithë shtetasit shqiptarë që besojnë se vetem duke paguar energjinë elektrike mund të përmiresohet furnizimi dhe të investohet në rrjet. OSHEE u është mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që në këto ditë festash u përballën me probleme në furnizimin me energji elektrike, probleme të cilat kompania u përpoq t'i zgjidhe sa më shpejtë, pavaresisht kushteve tejet të vështira atmosferike. OSHEE falenderon gjithashtu të 3000 punonjësit që gjatë ditëve të ndërrimit të viteve ishin në krye të detyres, larg familjeve dhe të afërmve të tyre.” shprehet OSHEE
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO