TIRANE, 20 Gusht/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për periudhën Janar -Korrik ka rritur me 11% arkëtimet nga pagesat e energjisë elektrike duke arritur vlerën 42 milionë usd më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Burime të OSHEE-së bëjnë të ditur se arkëtimet nga klientët familjarë për 7-mujorin u rritën me 31 milionë usd më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2013.
Vlera e humbjeve në rrjet në këtë periudhë arriti në 39 milionë usd, me një ulje prej 12 milionë usd më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku totali i humbjeve në rrjet arrinte në 51 milionë usd.
Mungesa e arkëtimeve, që ul likuiditetet përbën një problem që lidhet si me furnizuesin me pakicë të energjisë elektrike, edhe për të gjithë operatorët e mëdhenj në treg, duke krijuar probleme të shumta financiare për buxhetin e shtetit.
OSHEE deklaroi reduktim të ndjeshëm të humbjeve në rrjetin energjetik dhe përmirësim në treguesit, si pasojë e rritjes së performancës të arkëtimeve me 11%./n.m//m.m