'Oskar 2020', në Los Angeles gjithçka gati për natën e madhe të filmit

'Oskar 2020', në Los Angeles gjithçka gati për natën e madhe të filmit

Gjithçka është gati ose pothuajse gati në Los Angeles për natën e madhe të filmit.

Ceremonia për edicionin e 92-të të 'Oskar', mbrëmjen e së dielës, është vetëm kulminacioni i një seri festimesh dhe ngjarjeve në të cilat marrin pjesë VIP-a dhe të famshëm dhe që e bëjnë qytetin e engjëjve vendin e kultit për momentin.

Filmi më i mirë

Sipas parashikimeve më të besueshme, ‘Viti 1917’ do të jetë fitues i statujës së lakmuar për ‘filmin më të mirë’.

Aktori më i mirë

Duket se Joaquin Phoenix është i destinuar të fitojë Oskar për interpretimin e tij në filmin ‘Joker’.

Aktorja më e mirë

Edhe aktorja më e mirë duket se tashmë është në duart e Renee Zellweger, interpretuesja kryesore e filmit ‘Judy’ me regji nga Rupert Goold.

Por nata e Çmimeve të mëdha nuk është vetëm e Oskar-it. Ethet e statuetave tashmë janë të larta sidomos edhe në kuzhinë ku imagjinata dhe krijimtaria shkojnë krah për krah me temën kryesore që mbetet statuja e Oskar.

Për 500 të ftuarit është gati një ushtri prej 200 personash në kuzhinë për të përgatitur një menu që është 70% me bazë bimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025