Osmani akuza të ashpra BE: Mban anën e Serbisë dhe akomodon Vuçiç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se gjatë procesit të dialogut, vitin e fundit, BE-ja ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë.
Osmani thotë se ka raste kur BE-ja e ka akomoduar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq përkundër sjelljes së tij autokratë në Kosovë.
“Unë i besoj BE si ndërmjetëse. Bashkimi Evropian në këtë vitin e fundit ka shumë raste që ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë, ka raste që e kanë akomoduar Vuçiçin përkundër sjelljes së tij autokratë dhe ka raste kur Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë”, tha Osmani.
Presidentja Osmani thotë se një raport i tillë duhet të ndryshojë, përndryshe dëmtohet kredibiliteti i procesit të dialogut dhe Bashkimit Evropian.
“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që një gjë e tillë të ndryshojë, në qofte se nuk ndryshon atëherë vetë kredibiliteti i procesit dëmtohet, vetë kredibiliteti i BE-se dëmtohet”, tha ajo në ATV.
Osmani ka pasur kritika edhe për kryeministrin Edi Rama ku thotë se nuk e kupton se pse “Shqipëria vazhdon ta përkrah Ballkanin e Hapur”, në një kohë që Kosova nuk trajtohet si shtet sovran.
“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuçiç, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj. Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani.
J.GJ./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28