Osmani: BE të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

 Osmani: BE të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani  bërë të ditur nëp[ërmjet një komunikate se i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik. Osmani theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të jetë në interes të të gjithë qytetarëve.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë ndryshime të Kushtetutës nga Serbia, dhe jo nga Kosova. Për nevojën e ndryshimit të kushtetutës nga ana e Kosovës,  u diskutua fillimisht gjatë vizitës së përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë muajit tetor.

Në një konferencë për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”, duke shtuar se është e nevojshme zbatimi i obligimeve të vendit dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas reagimeve të shumta në Prishtinë, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, deklaroi se deklaratat e Lajçak u keqinterpretuan pasi ndryshimet kushtetuese vlenin edhe për Beogradin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 25/11/2020 10:14

    Kur nuk kerkon viktma fajesimin e kriminelit,krimineli kerkon te cfjasohet me ankimim, dhe merr rolin e viktimes dhe fajeson viktimen, per tu cfajesuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy