Osmani bisedon me Abdixhikun rreth sigurisë në vend dhe Asociacionit

Osmani bisedon me Abdixhikun rreth sigurisë në vend dhe Asociacionit

Osmani dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, 18 dhjetor 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të hënën në një takim në zyrën e saj Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, për të biseduar për sigurinë e vendit dhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, njoftoi Presidenca.

“Presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë, thuhet në një njoftim të Presidencës të hënën.

Muajve të fundit, presidentja Osmani e ka akuzuar Serbinë se qëllim ka destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi më 24 shtator një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Kosova e ka akuzuar Serbinë për organizimin e atij sulmi, përgjegjësinë për të cilin e mori më vonë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Serbia e ka mohuar çfarëdo përfshirje në atë sulm.

Osmani bisedoi me liderin e LDK-së edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin “ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit.”

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë ua dorëzuan më 21 tetor propozimin për draft-statutin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kurti ka thënë se draft-statuti është “i pranueshëm sepse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”. Por, Abdixhiku, sipas njoftimit të Presidencës, ka shprehur shqetësimet e tij rreth përmbajtjes së draft-statutit.

“Janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ftesa për takim u janë dërguar edhe subjekteve të tjera opozitare, njoftoi Presidenca./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën