Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump.
Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-SHBA, presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili së bashku me ambasadorin në SHBA Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar, ka thënë për KosovaPress Bekim Kupina, këshilltar për media.
Presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Trump gjatë një bisede përmbajtësore muajin e kaluar në Pallatin Elysee në Paris.
“Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, ka thënë Kupina.
Kujtojmë, në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan nga ambasadorët e tyre të akredituar në Uashington. Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ku në garë ishte me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris./ KosovaPress
-
Nuk tu duk e denje te merrje pjese personalisht ne ceremoni?! Te eshte dukur sekondare dhe keto detyrat e parendesishme ja ke lene stafit. Eh moj Vjosa, eshe dhelpra keshtu tha kur si kapi dot rrushte! Aty nuk jane ftuar njerez me te rendesishem, jo mo ti!
Përgjigju










Komente
Komento