Osmani i kërkon mbështetje ministrit turk për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Osmani i kërkon mbështetje ministrit turk për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja Osmani dhe ministri turk, Cavusoglu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu, shkruan Express.

Sipas Zyrës së Presidencës, të dy palët kanë zhvilluar “një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”.

Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri, derisa ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore./Express

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • romeo: 19/06/2022 22:23

    Kafsha Osmani....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë