Presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme në homazhet e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Osmani ka thënë që kërkimi për drejtësi për Masakrën e Reçakut është detyrë e shenjtë që kapërcen etnitë dhe përkatësitë politike.
Ajo deklaroi që vetëm drejtësia i jep kuptim paqes teksa ritheksoi këtë detyrim e kërkesë të shqiptarëve të Kosovës.
“Sot kemi nevojë që ta themi vazhdimisht e kudo se në këtë fshat të vogël me histori të madhe u vranë civilë të pambrojtur e të paarmatosur, ndaj thirrja për drejtësi për ta është në funksion të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor të viktimave dhe të familjeve të tyre. Kërkimi i drejtësisë nuk është thjesht një kërkesë, është një detyrë e shenjtë që kapërcen kufijtë, kapërcen etnitë, dhe përkatësisë politike”, ka thënë Osmani në ceremoninë përkujtimore për viktimat e kësaj masakre në 25-vjetorin e kësaj ngjarjeje.
“Familjet e të masakruarve të Reçakut të cilët vazhdojnë të mbajnë barrën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre meritojnë që autorët e këtij krimi kundër njerëzimit të dalin para drejtësisë”.
“Ata dhe shteti ynë janë në anën e së vërtetës e kjo e vërtetë është e përmbledhur më së miri në fjalitë e ambasadorit [Ëilliam] Ëalker: Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Në Reçak edhe njëherë sikurse edhe në çdo masakër kundër civilëve në vendin tonë është shpërfaqur qëllimi i regjimit të atëhershëm serb për të shfarosur popullin shqiptar në Kosovë”.
“Thirrja për drejtësi riafirmon besimin tonë për triumfin e së vërtetës ndaj mizorisë, përgjegjësisë kundrejt pandëshkueshmërisë dhe njerëzores kundër urrejtjes”.
Lajmi kryesor:
Sot 25 vite nga Masakra e Reçakut! Kurti e Osmani kërkojnë drejtësi: 45 shqiptarë u vranë në mënyrë brutale, Serbia mohon masakrën
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.1%
-
Të gabuar
21.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Kosovë, 26 vjet nga masakra e Reçakut! Krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial, i pranishëm edhe ish-diplomati amerikan Walker
15 Janar, 08:44
-
Enver Robelli: 14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup
14 Janar, 18:40
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13