Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi dje (23 janar) me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike.
Gjatë takimit Osmani dhe Prattipati diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ruajtur stabilitetin dhe për të çuar përpara reformat demokratike.
Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të presidentit të sapo zgjedhur amerikan Donald Trump./Kosovapress