Osmani: Kosova shembull pozitiv për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Osmani: Kosova shembull pozitiv për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequr nga senatorja belge Anne Lambelin.  

E para e vendit ka njoftuar delegacionin mbi avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar se Kosova tashmë është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global.

Osmani tha se pranimi i Kosovës me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) është hap thelbësor për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut si vlera të përbashkëta të vendeve frankofone.

Përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet  bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë, tha ajo./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend