Osmani: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit

Osmani: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit

Brian Mast dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se me administratën e presidentit të ri amerikan Donald Trump, synojnë thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fusha të ndryshme. 

Përmes një postimi në Facebook, Osmani informon se një ditë më parë ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast

Ajo thekson se gjatë këtij takim kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, siç ka theksuar “një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.

“Dje në takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara - një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.

Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.  Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, shkroi Osmani.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi

Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi