Osmani: Nuk kam shumë shpresa tek takimi në Ohër! Kurti: Jam optimist për propozimin evropian, por suksesi nuk varet vetëm prej meje

Osmani: Nuk kam shumë shpresa tek takimi në Ohër! Kurti: Jam optimist për propozimin evropian, por suksesi nuk varet vetëm prej meje

Vjosa Osmani, Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar të martën se nuk ka shumë shpresa tek qasja e Serbisë sa i përket takimit të rradhës që Kurti pritet të mbajë me Vuçiçin në 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se priste që komuniteti ndërkombëtar t'i bëjë presion Serbisë për të pasur një marrëveshje që do të sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

“Duhet të bindet edhe Serbia që takimi që do të mbahet në Ohër është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut. Përmes kësaj marrëveshjeje, bashkë me një plan zbatimi, të zgjidhen shumë çështje, që më pas hapin dyert drejt njohjes reciproke”, ka thënë Osmani para mediave në Prishtinë.

Sipas Osmanit, propozimi prej 11 nenesh i bërë nga Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk përmend njohjen reciproke por përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territoriale të njëra-tjetrës. Osmani ka thënë se janë duke diskutuar këto modele “në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje dhe diversitet”.

“Përderisa nuk cenohet funksionaliteti i brendshëm i shtetit tonë, ne nuk kemi nevojë që të mohojmë diçka të tillë”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e një marrëveshje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nuk varet vetëm prej tij por edhe nga qëndrimi që do të mbajë Serbia. Ndërkohë, ai u shpreh optimist për propozimin e bërë nga Bashkimi Evropian, 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Lajçak tha se s'ka marrëveshje pa Asociacion, Kurti: Jam optimist për propozimin europian, por suksesi nuk varet vetëm prej meje

1678619436_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që do të mbahet në Ohër me Aleksandër Vuçiç dhe Miroslav Lajçak për marrëdhënien me Serbinë. Sa i përket deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialogun që tha se “nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni”, Kurti u shpreh se nuk varet vetëm prej tij se si do të jetë ecuria e bisedimeve.

Kryeministri theksoi se dihet qëndrimi i Serbisë.

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtyn shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39.

Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë