1696530774_mac.jpg

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Liderëve Evropianë në Granada të Spanjës, të cilët kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim Osmani ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Kosovës.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar ajo në platformën X (ish-Twitter).

Osmani po ashtu ka publikuar edhe disa foto në llogarinë e saj të Instagramit para fillimit të takimit e cila ka lënë një mbishkrim:

“Nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”.


Lajmi kryesor:

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Spanjë, Osmani: Nuk takohem me Vuçiçin pa iu vendosur sanksionet! Borrell: Do bisedoj unë me dy liderët e Kosovës dhe Serbisë