Osteoporoza, Në rrezik, gratë
mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70

Osteoporoza, Në rrezik, gratë<br />mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70
Osteoporoza përkufizohet si dobësim i masës kockore dhe si pasojë rritje e mundësisë për fraktura të tyre. Ndodh kur trupi nuk prodhon më kockë të re, kur humb (tretet) kocka e vjetër ose të dyja se bashku. Meshkujt, ashtu si dhe femrat, preken nga osteoporoza, sëmundje kjo që mund të parandalohet dhe mjekohet.

A ka pasoja mjekimi me bisfosfonate?
Mjekimi që përdoret në osteoporozë merret nga goja, si për parandalimin ashtu dhe për mjekimin e osteoporozës. Bisfosfonatet, frenojnë qelizat që janë të programuara të shkatërrojnë kockën dhe fusin kalciumin në kocka. Kalciumi është i domosdoshëm për një funksionim të mirë të kockës. Disavantazh i mjekimit me bisfosfonate është dëmtimi i nofullës i cili mund të përparojë deri në thyerje të saj. Ky efekt anësor haset në shifrat nga 1/1000 deri në 1/100000. Megjithatë studimet e fundit flasin edhe për rolin e gjeneve në zhvillimin e dëmtimeve të nofullës. Një gjë e tillë është vënë re në pacientë që bëjnë ndërhyrje të mëdha dentare ose ata me sëmundje dentare.

Studim, kumbullat e thata ndihmojnë në parandalimin e osteoporoës
Nga studime të shumta, është dalë në përfundimin se gratë që hanë në mënyrë të rregullt kumbulla të thata, pas menopauzës,kanë një rrezik më të vogël për të zhvilluar osteoporozë sesa gratë e të njejtës moshë që nuk i konsumojnë ato. Kumbullat e thata mund të merren në çfarëdolloj mënyre. Duke filluar nga 2 në 3 kumbulla të thata në ditë, e duke e rritur gradualisht deri në 6 deri në 10 në ditë.

Si diagnostikohet osteoporoza?
Osteoporoza mund të diagnostikohet përmes matjes së dendësisë minerale të kockës, përmes së cilës marrim informacion për shkallën e mineralizimit të kockave. Nëse shkalla e dëndësisë minerale të kockës është brenda normës, nuk është i nevojshëm ekzaminim tjetër për dy-tre vite të tjera.
A ka rrezik kryerja e testit të densitetit mineral të kockave?
Gjatë testit mund të përdoret një dozë e vogël rrezatimi, por rreziku është shumë i vogël krahasuar me të mirat që do merren nga ky ekzaminim. Kapja herët e osteoporozës, shmang frakturat e pariparueshme të kockës.

A mund të parandalohet osteoporoza?
Mund të parandalohet duke arritur maksimumin e dendësisë dhe fuqisë së kockës që në fëmijëri, adoleshencë dhe duke vazhduar edhe gjatë plakjes, por veçanërisht pas të 30-ve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza