Një skaf me 400 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria është ndaluar mbrëmë nga policia e Barit. Skafi u zbulua gjatë patrullimit në ujërat e Adriatikut pranë kanalit të Otrantos, raportojnë mediat italiane.
Skafistët menjëhërë pasi kanë vënë re së janë pikasuar nga autoritetet italiane kanë tentuar të largohen me shpejtësi. Ata nuk kanë arritur të ikin dhe janë kapur nga policia e cila ka mundur të sekuestrojë drogën para se ajo të hidhej në det.
Policia ka arrestuar 2 persona nën akuzën e kultivimit dhe trafikimit të drogës. Të arrestuarit janë Antonio Zecca 51 vjeç dhe Antonio Lacocciolo 66 vjeç. Marijuana e sekuestruar ishte rreth 400 kg dhe nëse do të arrinte të shitej do t’i siguronte organizatës kriminale së paku 4 milionë euro.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com