Ottmar Hitzfeld e mbylli karrierën e tij me humbjen përballë Argjentinës, pasi ashtu sikur kishte deklaruar edhe më parë se Botërori me Zvicrën do të sillte edhe përfundimin e karrierës së tij si trajner. Pas ndeshjes, tekniku u shpreh i kënaqur me lojtarët e ekipit të tij.
“Jemi krenar, pasi ekipi bëri një paraqitja shumë të mirë edhe në nivel taktik ishim lart duke qenë të qetë” tha ai. Hitzfeld ka qenë trajner edhe i dy klubeve gjermane, Borussia Dormund dhe Bayern Munich, ndërsa me të dy këto klube e ka fituar Ligën e Kampionëve (1998 dhe 2001) dhe shtatë tituj të Bundesligas, ndërsa vendin e tij te Zvicra do ta zero Edi Reja.
E ndërsa njëri trajner largohet, një tjetër vazhdon aventurën dhe ky është Jurgen Klisman, që pavarësisht eliminimit nga Belgjika beson se do të jetë në krye të SHBA edhe për 4 vitet që vijnë. “Kam besim që do të vazhdoj të drejtoj këtë ekip edhe në Botërorin e 2018, pasi ka futbollistë cilësorë që po rriten nga viti në vit duke premtuar për një të ardhme të ndritur” tha ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com