Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, në krahasim me disa ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2431 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 18 qytetarë, ku kryeson Tirana me 6 raste.

Ndërkohë, në spitalin Infektiv janë 5 pacientë po marrin trajtim më të specializuar nga bluzat e bardha.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë. 

Numri total i personave të infektuar në vend ka shkuar në 132,665, ndërsa ai i viktimave 2,456.

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      18

Të shëruar në 24 orë     5

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2431

 

Testime totale             853,542

Raste pozitive             132,665

Raste të shëruara        130,072

Raste Aktive                     137

Humbje jete                   2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              55

Shkodër            13

Fier                  13

Vlorë                13

Durrës              11

Elbasan            10

Lezhë                10

Korçë                5

Kukës                5

Gjirokastër        2