TIRANË- Për vitin 2015 parashikohet ulja e rentës së mineraleve që përpunohen në vend, duke plotësuar një kërkesë të Shoqatës së Mineraleve të Shqipërisë për uljen e rentës minerare për mineralin e kromit të përpunuar në vend. Me qëllim, nxitjen e investimeve direkte vendase dhe të huaja përmes rritjes së shkallës së përpunimit të tij në vend, propozohet që përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit krom në nënproduktin minerar të jetë sa 2/3-ta e normës së rentës së mineralit.
Aktualisht, struktura e eksportit të kromit mbizotërohet nga minerali i papërpunuar, ku pesha specifike e mineralit të kromit zë rreth 91% (koncentrat kromi dhe ferrokromi zënë në total rreth 9%). Rritja e shkallës së përpunimit të këtij minerali në vend, si pasojë e uljes së masës me 1/3 e normës së rentës, pritet të rrisë të ardhurat e arkëtueshme nga renta minerare.
Megjithë efektet negative që do të sjellë kjo ndërhyrje taksimi në të ardhurat nga renta në vlerën 45.3 milionë lekë, efektet pozitive të pritshme nga ulja e rentës
minerare të nënprodukteve të kromit, janë më të larta nisur nga inkurajimi i investimeve në industrinë përpunuese, ato kapitale, rritjes së furnizimit me lëndë të parë në vend ndaj eksportit dhe stimulit të vendeve të reja të punës.
Në 9 muajt e parë të 2014-ës të ardhurat nga renta minerare në eksport u realizuan në vlerën 5.3 miliardë lekë, me rreth 670 milionë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013 dhe me ulje vjetore 11.5%. Rënia e të ardhurave nga renta minerare në eksport u ndikua nga ulja e eksporteve të produkteve minerare dhe rënia e çmimeve. Ky mosrealizim i rentës minerare është tërësisht i lidhur me performancën e industrisë nxjerrëse përpunuese dhe e varur nga faktorët rregullatorë të brendshëm, cilësia e produktit të shitur dhe konjukturave të tregut ndërkombëtar.
Me ndryshimet në kuadrin ligjor për rentën minerare, synohet që renta që do të marrë pushteti vendor ku zhvillohet veprimtari minerare të mos jetë e lidhur me shumën e transfertës së pakushtëzuar, ndaj në projektbuxhetin për vitin 2014, parashikohet të ndryshojë përqindja e të ardhurave prej saj nga 25% në 5%. Ndarja e të ardhurave nga renta minerare, midis pushtetit vendor dhe qendror përbën një politikë normale fiskale të decentralizimit fiskal, ku për këtë ndarje të ardhurash mes dy pushteteve, ka dy ligje specifike, të cilat përcaktojnë procedurën e shpërndarjes. Në dualizëm me njëra-tjetrën këto dy ligje, kanë bërë që pushteti vendor të përfitojë shumë pak nga mbledhja e rentës minerare.
Të ardhurat nga renta minerare për vitin 2014, që vlerësohen në rreth 7.8 miliardë lekë, pushtetit vendor do t'i kalojnë rreth 400 milionë lekë, nga 100 milionë që mori për vitin 2013./ATSH/
/Shqiptarja.com