P/buxheti-Koka: Djegësi termik në Elbasan, investimi më i madh kundër ndotjes

TIRANË- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha sot në parlament se miratimi i projektit për djegësin termik në qytetin e Elbasanit është investimi më i madh kundër ndotjes në vend, i parashikuar vitin e ardhshëm.
Duke marrë fjalën në parlament gjatë diskutimit në parim të pr/buxhetit 2015, ministri Koka e veçoi këtë projekt të rëndësishëm, që do të startojë vitin e ardhshëm, me synimin për ta shndërruar Elbasanin në një qytet model kundër ndotjes.
"Për ne me rëndësi të madhe është aprovimi i projektit të djegësit termik në qytetin e Elbasanit, një qytet rekord për nga ndotja. Në vitin e parë për këtë projekt do të lëvrohen 5 milion dollarë. Projekti synon ta bëjë Elbasanin një qytet model sa i takon mjedisit", u shpreh ministri Koka.
Të tjera projekte të parashikuara në buxhetin e vitit 2015 janë dhe ato që do të bashkëfinancohen nga qeveria shqiptare dhe projektet IPA, në fushën klimatike, të mbetjeve, menazhimin e zonave të mbrojtura bregdetare, etj.
Ministri Koka foli edhe për investime në fushën e administrimit të ujrave, siç është ndërtimi i dy baseneve lumore, të Drinit e Bunës, dhe të Semanit. Këto do realizohen me financimet e huaja në shumën e 85 milion lekëve, akorduar nga Banka Botërore./ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës