Pëllumbi: U përpoqëm ta lironin
Nanon, por burgu e ndryshoi

Pëllumbi: U përpoqëm ta lironin<br />Nanon, por burgu e ndryshoi
Servet Pëllumbi ka promovuar ditarin politik “Përvoja ime në Partinë Socialiste” dhe ka folur për marrëdhëniet me Fatos Nanon. Autori i këtij ditari rrëfen se ndërsa brenda burgut Nano drejtonte Partinë Socialiste, pas lirimit bëri pazare me pushtetin që e burgosi
 
Ditari politik i Servet Pëllumbit “Përvoja ime në Partinë Socialiste” u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.  

Shënimet e autorit datojnë nga viti 1991-1996, ku jeta politike vërtitej mes një opozitarizmi të fortë mes Partisë Socialiste të drejtuar nga Fatos Nano dhe asaj demokratike që kishte fituar zgjedhjet të drejtuar nga Sali Berisha.

Këto dëshmi sipas Servet Pëllumbit tregojnë si ndodhi përçarja e madhe e PS pas farsës zgjedhore të 26 majit 1996. Autori i librit mendon se është pasojë e pazareve të Fatos Nanos me pushtetin që e kishte burgosur.

''E rëndësishmë është që Nano u burgos nga regjimi i Berishës. Ne e shpallëm të burgosurin e parë politik, ne e trajtuam sit ë burgosur politik.Sensibilizuam gjithë institucionet europiane për këtë akt të gabuar të parisë në pushtet të asaj kohe. Është për të ardhur keq por drejtuesit e partisë demokratike të asaj kohe kishin mendimin që drejtimi më i mirë është drejtimi pa opozitë. Ne jemi përpjekur për ta liruar, por kuptohet që edhe burgu ka efektet dhe presionet e veta''-u shpreh Pëllumbi.

Po a është Fatos Nano një individ i shkëputur nga rrethanat e tjera politike brenda Partisë së tij apo ato ndërkombëtare. Për këtë ish presidenti Alfred Moisiu jep opinionin e tij.

''Nano ishte njeri me qytetari.  Pavarësisht së edhe ai bëntë ndërhyrje nëntokësore, ai kishte një respekt të veçantë për institucionet shtetërore. Kjo tregonte që ishte njeri me tendeca europiane dhe të kohës. Pastaj zhvillimet sollën atë që sollën'', u shpreh Moisiu.
 
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij

Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij