Qeveria greke parashikon ndërtimin e dusheve dhe lavanderive të lëvizshme, përfshirë personel të specializuar, për të ndihmuar të pastrehët e Athinës dhe Atikës, njoftoi sot media lokale, që i referohet zëvendësministres së Solidaritetit Social, Theano Fotiu, e cila iu përgjigj një seance pyetjesh në parlament.

”Kemi në projekt edhe krijimin e më shumë qendrave të pritjes”, shtoi ajo.

Fotiu citoi një studim të Universitetit të Kretës, sipas të cilit në Athinë dhe Atikë ka 17 700 të pastrehë.

qeveria  greke

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)