Për 500 makina 1 lavazh, shumë
abuzojnë dhe pa leje mjedisore
Prej vitesh, me qindra lavazhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe në shkelje të plotë të ligjit.
TIRANE- Prej vitesh, me qindra lavazhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe në shkelje të plotë të ligjit. Vetëm në kryeqytet numërohen rreth 130 aktivitete të tilla, të cilat edhe pse në mungesë të lejeve mjedisore vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Në të vërtetë, këto subjekte janë abuzuese në çdo gjë që bëjnë. Uji që ato përdorin në pjesën më të madhe të rasteve është i pijshëm. Ky është një prej abuzimeve më të mëdha të këtyre subjekteve private të cilat me ligj janë të detyruara që për ushtrimin e aktiviteteve të tyre të hapin puse, ujin e të cilëve ta përdorin për shërbimin që kryejnë.
Në të gjithë vendin numërohen rreth 450 lavazhe dhe mendohet se në një mesatare të përgjithshme për çdo 500 makina të jetë 1 lavazh. Por edhe pse kaq të shumtë në numër, shumë prej tyre janë të paligjshëm dhe si të tillë edhe pa leje mjedisore. Duke qënë të paregjistruar këto subjekte janë jashtë çdo lloj detyrimi ligjor, duke mos paguar asnjë lloj tatimi mbi fitimet e shumta që ato përfitojnë. Shumë prej askioneve të Drejtorisë së Kontrollit Mjedisor, kanë synuar mbylljen e këtyre aktiviteteve por gjendja ende vazhdon të mbetetet e njëjtë. Pronarët e këtyre subjekteve për ministrinë e Mjedisit janë fare anonim, pasi pjesa më e madhe e tyre janë të paregjistruar.
Por edhe pse fitimet e tyre janë të shumta, duke qënë të paliçensuar dhe abuzues në raportet e tyre me shtetin, në shumë prej këtyre pikave të lavazheve nuk investohet për shkak të frikës së një aksioni të rradhës nga autoritetet mjedisore. Rei është 16 vjeç dhe ka dy vjet që është i punësuar në një prej lavazheve që ndodhet në rrugën e Elbasanit. Me ligj adoleshenti nuk duhet të punoj, por të rinjtë si puna e Reit, pronarët e këtyre subjekteve i kërkojnë, pasi nevojat e tyre financiare janë më të vogla, janë të shkathët dhe paguhen më pak. “
Unë laj rreth 150 makina në ditë dhe për to pronari im merr 300 lekë për secilën”, tregon 16 vjeçari për Shqiptarja.com. Sipas tij, uji që ata përdorin është i pijshëm dhe ka 24 orë në ditë, për shkak se pronari ka arritur që nëpërmjet lidhjeve të paligjshme ta sigurojë atë. Pak kohë më parë Ministria e Mjedisit nën kujdesin e ministrit Lefter Koka dhe Inspektoriatit të Mjedisit ushtruan një aksion për mbylljen e 120 lavazheve në Tiranë por ato u rihapën vetëm pak ditë më pas sërish.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21