TIRANE- Eksponentë të PD-së kanë pasur përplasje mendimesh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Krahas thyerjes së ‘bojkotit’ nga PDIU, e cila ka shkuar dhe në Kuvend dhe kanë marrë pjesë në votim, deputetë të PD i kanë kërkuar Bashës t’i japë fund bojkotit. Referuar burimeve pranë selisë blu mësohet se deputetja Mesila Doda i është kundërvënë vendimit të marrë nga PD-ja për të bojkotuar seancat plenare dhe komisioniet parlamentare. Duke ju drejtuar kreut të demokratëve, Lulëzim Basha, Doda ka kërkuar të ndërpritet bojkoti, pasi kjo nuk është zgjedhja e duhur për të bërë opozitë.
“Ne duhet që të ndërpresim bojkotin, sepse demokratët na kanë votuar për të qenë në Parlament dhe jo për ti bojkotuar ata. Ne kemi qenë kundër bojkotit dhe madje akuzonim opozitën e dikurshme për bojktotin disa mujor”, mësohet të jetë shprehur Doda me nota kritike. Por sigurisht që kjo ka marrë një përgjigje nga vetë kreu i PD-së Lulëzim Basha.
Ai mësohet të ketë thënë se bojkoti është i përkohshëm. “Bojktoti është i përkohshëm. Ne do të kthehemi sërish në Parlament, por kjo është e lidhur ngushtë me aktin normativ. Sa të mbaroj kjo puna e aktit, ne do të rikthehemi”, është shprehur Basha, ku lihet vend për të thënë se opozita pritet t’i kthehet zhvillimeve dhe angazhimit të tyre në Parlament javës që vjen.
Deputetja Jozefina Topalli ka nënvizuar se më e rëndësishme për opozitën dhe PD është prishja e konsensusit të marrë PD-PS për ligjin e nëpunësit civil. Madje mësohet, se Topalli është shprehur se PD nuk i interson shumë progres raporti. Kjo ishte si kundërpërgjigje ndaj deputetes Doda e cila tha se: “Ne duhet të ishim në komisionet parlamentare e të prisnim progres raportin në Kuvend.(...)Të therrasim në seanca dëgjimore ministrat për vendimet e paligjshme që kanë marrë sapo erdhën”, është shprehur Mesila Doda gjatë debatit mbi bojkotin e opozitës në komisionet parlamentare dhe seancave plenare në Kuvend, si një kundërpërgjigje për ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil në fund të majit 2013. Mësohet nga burimet pranë selisë blu, se kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka njoftuar edhe aleatët e tij për t’iu rikthyer jetës parlamentare. Bëhet fjalë për ata aleatë të cilët kanë bojkotuar njësoj si PD komisonet parlamentare dhe seancat plenare.
PDIU
Ndërkohë që PD nuk ka marrë pjesë dje në seancën plenare, PDIU ka shkuar duke marrë pjesë edhe gjatë votimit të aktit normativ, duke sjellë një përçarje mes opozitës. “Nuk i braktisim punimet se parlamenti është tempulli i debatit”, është shprehur deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, duke nënvizuar se vendimet e PDIU-s nuk varen nga ato të PD-së. “Po ju them se unë jam deputet i PDIU-së, jam përfaqësues i komunitetit çam, pse jo edhe atij vlonjat, dhe unë do të vij në parlament për të bërë opozitë. Do të jemi të pranishëm në çdo seancë. Nuk e braktisim parlamentin. Sepse kjo është njësoj sikur t’i thuash dikujt mos shko në punë”, tha deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri.
Debatet në grupin parlamentar të PD-së
Doda- Ne duhet që të ndërpresim bojkotin, sepse demokratët na kanë votuar për të qenë në Parlament dhe jo për ti bojkotuar. Ne kemi qenë kundër bojkotit dhe madje akuzonim opozitën e dikurshme për bojktot. Nuk mund t’i kthehemi asaj mënyre që në më parë e kemi gjykuar si jo të mirë. Ne dyhet të ishim ne Kuvend dhe ne komisionet parlamnetare.
Basha- Bojktoti është i përkoshëm. Ne do të kthehemi sërish në Parlament, por kjo është elidhur ngushtë me aktin normativ. Sa të mbaroj kjo puna e aktit, ne do të rikthehemi sërish në Parlament.
Doda- Ne duhet të ishim në komisionet parlamentare e të prisnim progres raportin në kuvend. Duhet që ne të shfrutëzojmë elementet pralamentare që na janë dhënë. Të bëjmë punën e atij që këkron llogari. Të therrasim në seanca dëgjimore ministrat për vendimet e paligjshmë që kanë marrë sapo erdhën.
Topalli- Për ne nuk ka më shumë rëndësi progres raporti. Për ne ka më shumë rëndësi prishja e konsensusit, dhe për këtë na duhej një qëndrim.
Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com