Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi u bë pre e një atentati me C4 të mbetur në tentativë, më 13 dhjetor të 2013-ës. Shpërthimi i lëndës eksplozive i telekomanduar me celular, në automjetin e tij, u zbulua rastësisht nga garda e Kryeministrisë në Tiranë.
Prefekti i Vlorës do të parkonte automjetin e tij në oborrin e Këshillit të Ministrave për një takim zyrtar. Shpërthimi u krye në formë të kontrolluar nga forcat xheniere pa shkaktuar të lënduar.
Ndërsa, pak ditë para zgjedhjeve të 23 Qershorit, një shpërthim tritoli terrorizoi banorët e pallatit 12-katësh në lagjen 29 nëntori në Vlorë, ku banonte kreu i Partisë Demokratike në qytetin bregdetar, Ardian Kollozi, si dhe kandidati për deputet i LSI-së, Shkëlqim Selami.
Shpërthimi ndodhi pas mesnate në katin e 10-të, ku dy katet e fundit ishin pronë e Kollozit. Po në këtë pallat në katin e 7-të banon dhe Selami. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në dyert e banesave të banorëve dhe në ashensor.
Një tjetër shpërthim i telekomanduar, po në qytetin e Vlorës, është shënuar më 24 tetor të 2013-ës. Blutë e qytetit bregdetar do të informonin në atë kohë se një motoçikletë shpërtheu me lëndë plasëse në lagjen “Pavarësia”. Motoçilketa në pronësi të shtetasit me inicialet E.B shpërtheu në hyrje të një pallati pa shkaktuar të lënduar.
Ndërsa më 31 gusht të vitit të kaluar, një automjet do të shpërthente në ecje nga vendosja e tritolit në rrugën “Transballkanike” po në qytetin e Vlorës. Nga shpërthimi mbeti i plagosur drejtuesi i mjeti me inicialet E.B.
Pas serisë së atentateve me tritol, banda nuk është mjaftuar, ndërsa ka kryer dhe vrasjen e dy personave në qytetin e Vlorës. Vrasja e parë është shënuar 26 gusht 2012. Peshkatari 45-vjeçar, Sokol Veizi, u vra me armë në një lokal në Orikum të Vlorës. Dëshmitarët okularë rrëfyen se autori i krimit dhe viktima kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë, çka do të thotë se njiheshin mirë me njëri-tjetrin dhe kanë debatuar përreth 15 minuta deri në nxjerrjen e armës dhe vrasjen e 45-vjeçarit.
Një tjetër vrasje që i shtohet veprave kriminale të bandës së Vlorës, është edhe ekzekutimi mafioz i biznesmenit Agron Çela më 26 gusht të vitit të kaluar. Viktima ishte emigrant në Itali, ndërsa prej pak kohësh ishte kthyer në vendlindje, ku kishte hapur edhe një restorant në zonën e Skelës. Ai u ekzekutua në një parkim para banesës së tij në qytetin bregdetar në lagjen "28 Nëntori", ndërsa në momentin e ekzekutimit të pranishëm kanë qenë gruaja dhe tre fëmijët e tij.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com