Për herë të parë, një grua zgjidhet
Sekretare e Përgjithshme e FIFA-s

Për herë të parë, një grua zgjidhet<br />Sekretare e Përgjithshme e FIFA-s
Për herë të parë në historinë e saj, Federata Botërore e Futbollit, FIFA, do të ketë një grua si Sekretare të Përgjithshme.

Bëhet fjalë për senegalezen Fatma Samba Diouf Samoura e cila është zgjedhur të pasojë ish sekretarin e përgjithshëm Zherom Valke, i cili është ndaluar të ketë cdo lloj aktiviteti me futbollin për 12 vjet pas hetimit për kepërdorim të detyrës lidhur me shitjen e biletave të Kupës së Botës.

54 vjeçarja Samoura ka një eksperiencë 21 vjecare në Kombet e Bashkuara dhe do të nisë punën në FIFA në qershor. “Është esenciale që FIFA të inkorporojë perspektiva e re ndërsa vazhdojmë të rindërtojmë organizatën tonë”- tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas tij, Samoura ka treguar aftësi për të ndërtuar dhe drejtuar ekipe dhe përmirësojnë mënyrën se si funksionon organizata. “Ajo që është e rëndësishme për FIFA-n, është se ajo kupton se transparenca dhe llogaridhënia janë në zemër të një organizate të përgjithshme”.

Redaksia Online
shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!