Për shkak të Kosovës, përplasen
Tmoislav Nikoliç e Ivica Daçiç

Për shkak të Kosovës, përplasen<br />Tmoislav Nikoliç e Ivica Daçiç
Kushti i Bashkimit Europian (BE) për Serbinë që detyron ta ndryshojë kushtetutën para anëtarsimit, ka nxitur përplasje në mes të zyrtarëve të lartë serbë.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, kishte thënë se shteti i tij duhet ta ndryshojë kushtetutën, para anëtarsimit në BE.

Kushti për ndryshim të kushtetutës lidhet edhe me procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, pasi që Serbia vazhdon ta konsiderojë si territor të vetin. Ky ka qenë kusht edhe nga diplomatët perëndimor, sidomos nga ata gjerman.

Mirëpo, kjo deklaratat e ministrit të jashtëm serb, nuk i ka pëlqyer presidentit Tomislav Nikoliç. Ai ka thënë për mediat serbe se me këtë deklaratë, Daçiç po mundohet të pozicionohet më mirë para syve të BE-së. Nikoliç e ka akuzuar Daçiç se për këto deklarata nuk është konsultuar fare me partnerët tjerë të koalicionit qeverisës.

Mirëpo, përgjigja e Daçiç nuk ka munguar, ai ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.

“Të gjitha shtetet është dashur të kenë ndryshime ligjore në përputhje me atë europian. Pra këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, para anëtarësimit në BE”.

Marrë nga RTK
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin