Procesi për dëmshpërblimin financiar të 17-vjeçarit Xhulio Shparti ka nisur rreth 5 vite më parë. Në të gjitha shkallët e gjyqësorit,

Shparti ka dalë fitues, por për të pengur dëmshpërblimin drejtues të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, kanë kryer të gjitha mundësitë e mundshme për të penguar çështjen. Në të gjitha shkallët byroja ka kundërshtuar vendimet e gjykatës, mirëpo sërisht ka dalës humbëse.

Çështja ka shkuar në zyrën përmbarimore, por sërisht byroja ka mbajtur qëndrim kundërshtues, duke apeluar vendimet përbarimore në gjykatën e Tiranës.

Tashmë çështja është future në një spirale juridike që po ndiqet nga zyra përmbarimore, ndërkohë që në asnjë rast byroja nuk është treguar e gatshme të japë dëmshpërblimin.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)