Për vrasjen e Trashanit u dyshua
Romeo Vida, emigrant
Romeo Vide për një vit rresht akuzohej dhe kërkohej si autori kryesor i masakrimit me thika të 32-vjeçares shkodrane, Aurora Trashani. Ai është 49 vjeç
TIRANE- Romeo Vide për një vit rresht akuzohej dhe kërkohej si autori kryesor i masakrimit me thika të 32-vjeçares shkodrane, Aurora Trashani. Ai është 49 vjeç. Ka lindur në Lushnjë dhe familjarisht është vendosur në Tiranë vite më parë. Është baba i dy vajzave të rritura, Rovena 27 vjeçe dhe Flonja 22-vjeçe, fëmijë që kanë ardhur në jetë nga martesa me një bashkëqytetaren e tij, e quajtur Vera. Romeo Vide mësohet se është rezident në Gjermani bashkë me familjen e tij, ndërsa me viktimën e 1 shkurtit, Aurora Trashanin, rezulton të jetë njohur prej më shumë se një viti nga interneti. Nga të dhënat që disponon grupi i hetimit, të dhëna që kanë dalë nga dëshmitë e të njohurve të Trashanit, është bërë me dije se në muajin janar kanë nisur edhe kontradiktat e mëdha mes tyre, kontradikta që grupi i hetimit pretendon që i disponon edhe në formën e mesazheve elektronike dhe të sms-ve telefonike.
Vrasja në versionin hetimor. Sistemi TIMS ka fiksuar hyrjen për në Shqipëri të Romeo Vides më datë 1 shkurt në orën 14:40 minuta dhe është larguar më datë 3 në orën 13:20 minuta. Para se të merrte avionin për në Rinas, mësohet se në numrin e tij të celularit që përdorte në Gjermani 00491...905, ka telefonuar pikërisht taksistin e tij, Abedin Mulaj i cili e ka pritur në Rinas dhe e ka sjellë te "Zogu i Zi". Në vendimin e gjykatës së Tiranës, për hetimin mbi personin e arrestuar tashmë si bashkëpunëtor i tij, saktësohet se me të njëjtin numër telefoni ka komunikuar sërish me Mulajn dhe i ka kërkuar të vinte e ta merrte atje ku e kishte lënë. Ora e ritakimit të tyre është fiksuar ajo 22:20 e mbrëmjes së 1 shkurtit. Prej aty, Romeo dhe Abedini kanë shkuar në shtëpinë e këtij të fundit në Kombinat dhe taksisti është ngjitur në apartamentin ku banonte nëna e Romeos, ka takuar atë dhe të motrën e saj dhe më pas është larguar.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(hh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic
25 Dhjetor, 07:58
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Historia e kremtimit të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 07:45
-
Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori
25 Dhjetor, 07:31
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45