Ekipi dibran do të pres të shtunën në 17:00 Kastriotin e Krujës. Përballja Korabi- Kastrioti cilësohet si më e rëndësishmja e sezonit në kategorinë e parë, grupi A.
Kanë mbetur vetëm 2 ndeshje nga përfundimi i Kategorisë së parë dhe Korabi i Peshkopisë është shumë pranë realizimit të ëndrrës së madhe për të kaluar në Kategorinë Superiore.
Në ekipin dibran mbizotëron një ndjenjë euforie, ku mbështetja e tifozerisë është maksimale, gjë për të cilën ështa dalluar skuadra gjatë gjithë Kampionatit. Pritet që në ndeshjen e së shtunës në mbështetje të tyre të jenë të pranishëm edhe tifo grupi nga Dibra e Madhe ‘Sokolat’.
Korabi jo më larg se vitin e kaluar u ngjit nga Kategoria e dytë në të parën e ndërsa tani po luftojnë për tu ngjitur në Superleague.
Ndeshja e fundit do të jetë kundër Adës së Vepilojës, e fundit në renditje.
E shtuna do të jetë dita në të cilën do të vendoset nëse Korabi do të shkruaj historinë ose nëse Kastrioti do të rikthehet në Superleague pas mungesës prej disa viteve.
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com