TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat e reja për lejet e drejtimit të mjeteve, veprimet në administratën gjyqësore, të përmbaruesve, si dhe të shërbimeve nëpër konsullatat e ambasadat jashtë vendit. Ndërsa nuk ka ndryshime të tarifave të lejeve të drejtimit dhe të veprimeve në gjykata, bie në sy se është ulur nga 50 euro në 30 euro pagesa për lejekalimet e lëshuara nga përfaqsitë diplomatike shqiptare. Tarifat, e publikuara dje në fletoren zyrtare, kanë hyrë në fuqi që nga 1 janari. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot tabelat me të gjitha çmimet e shërbimeve e mësipërme.
/Shqiptarja.com












