Përcillet në banesën e fundit Oliver
Ivanoviç, qindra njerëz në ceremoni

Përcillet në banesën e fundit Oliver<br />Ivanoviç, qindra njerëz në ceremoni<br>
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ceremonia mortore në Beograd për Oliver Ivanoviç, politikanin serb që u vra këtë të martë në Mitrovicën Veriore në Kosovë. Peshkopi serb ortodoks Teodosije ka drejtuar ceremoninë mortore, përveç klerit fetar kanë marrë pjesë edhe shumë politikan të njohur.

"Oliver qëndron me ne si një simbol i vendosmërisë sonë, për luftën, të vërtetën dhe drejtësinë", tha prifti ortodoks.

“Unë dhe djali im nuk do të kthehemi kurrë në qytetin e Mitrovicës, qytetin e errësirës, frikës, krimit, burri im kërkoj mbrojtje por askush nuk ndodhej atje kur ai kishte nevojë, bashkëshorti im ishte një hero”, tha bashkëshortja e të ndjerit.

Mijëra qytetarë të pranishëm në ceremoninë mortore ishin mbledhur për të shprehur ngushëllime familjarëve të Oliver Ivanoviçit, duke përfshirë edhe bashkëshorten.

Vrasja e politikanit serb tronditi jo vetëm Kosovë por edhe Serbinë, autoritetet janë duke hetuar për të vënë para drejtësisë autorët e krimit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar