Amazon njoftoi në një deklaratë për shtyp se pajisja e saj Kindle po merr një rregullim të plotë në një përditësim të ri duke filluar nga kjo javë.

Pas update- imit, përdoruesit do të jenë në gjendje të kontrollojnë më lehtë gjithçka që ata kanë dëshirë të lexojnë, si dhe të regjistrojnë, të bisedojnë, vlerësojnë dhe të ndajnë leximet e tyre me miqtë. Pamja e re e Kindle app është e pastër dhe minimale, e frymëzuar pikërisht nga pamja e librave.

Në të tashmë mund të gjesh një numër të madh librash, dhe madje edhe ikona e aplikacionit mori një ridizajnim të ri. Më e mira nga të gjitha, është se  tani ka një mundësi të re ku mund të zvogëloni dhe zgjeroni faqen tuaj sa të doni, një mundësi kjo për të zvogëluar tendosjen e syve gjatë shfletimit të librave tuaj.

Gjithashtu një risi tjetër është edhe shiriti i menusë në pjesën e poshtme të ekranit i cili ju lejon të kaloni lehtë në opsionet e tjera më të njohura të Kindle-t dhe gjithashtu libri që iu po lexonit nuk do të zhduket por do iu shfaqet aty në një ikonë të vogël duke iu dhënë mundësinë t'i riktheheni kur të doni.

Amazon, ka vendosur gjithashtu edhe shiritin e kërkimit në dispozicion në krye të aplikacionit, duke e bërë më të thjeshtë se kurrë për të gjetur literaturën që ju dëshironi./bota.al/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com