Përfaqësuesi i BE në Kosovë
Zbogar dёnon dhunёn nё Prishtinё

Përfaqësuesi i BE në Kosovë<br />Zbogar dёnon dhunёn nё Prishtinё
Pёrfaqёsuesi special i Bashkimit Europian dhe shefi i Zyres sё BE-sё nё Kosovё, Samuel Zbogar, dёnoi dhunёn e shkaktuar nё Prishtinё tё shtunёn dhe dёmtimin e pronёs publike dhe private qё pasoi protestёn publike.
 
“Protesta paqёsore ёshtё e drejtё fundamentale dhe e pamohueshme e qytetarёve. Ata qё kryejnё akte tё dhunёs dhe shkatёrrojnё prona jo vetёm qё kryejnё shkelje, por gjithashtu janё abuzues tё kёsaj tё drejte nё dёm tё kauzёs sё tyre dhe tё demokracisё nё Kosovё”, theksohet në deklaratën e dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Ndërtesa e qeverisë së Kosovës në Sheshin Skënderbej në Prishtinë u dëmtua gjatë protestës së dy ditëve më parë. Protesta e të shtunës, me pjesëmarrje të opozitës, ishte thirrë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shoqata “Thirrjet e Nënave” e familjeve të viktimave e të zhdukurve të luftës, si reagim ndaj deklaratave të ministrit serb në qeverinë e Kosovës Aleksandar Jabllanoviç, i cili protestueset shqiptare në Gjakovë i ka quajtur ‘egërsira’”. Po ashtu protestusit kërkuan edhe kthimin e ligjit për Trepçën. /ATSH/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf