Delegacioni, i cili do të qëndrojë në vendin tonë dy ditë (10-11 qershor) do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore.
Në krye të këtij delegacioni është ish-parlamentari italian Luca Volonte. Bëhet me dije se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha.
Po ashtu takime pritet të zhvillohen edhe me krerët e partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje, me përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.
Ky mision monitorues parazgjedhor do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.
Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)