Përfituesit e mëdhenj nga amnistia
50 për qind e bizneseve VIP

Përfituesit e mëdhenj nga amnistia<br />50 për qind e bizneseve VIP
50% të faljes tatimore e përfitojnë një grup i vogël biznesesh. Fjala është për detyrimin që kanë në tatime Bankers Petroleum, ARMO, “Belle Air” etj. Në total, vetëm këto kompani kanë afro 200 milionë dollarë detyrime ndaj administratës tatimore, ku vetëm 110 milionë dollarë janë të ARMO.

Prej kohësh, kompania koncesionare e prodhimit të naftës në Shqipëri, Bankers Petroleum, është në luftë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një detyrim që pretendohet të ketë lindur në vitin 2011. Sipas auditit që ka bërë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka rezultuar se në atë kohë, kanadezët e Bankers kishin deklaruar miliona dollarë shpenzime të pajustifikuara dhe rrjedhimisht shteti shqiptar pretendoi 60 milionë dollarë taksë të pambledhur për efekt tatim mbi fitimin dhe 15 milionë të tjera gjobë për mosdeklarim. Çështja është ende në diskutim dhe një ekspert i pavarur Pricewater House do të bëjë vlerësimin se kush ka pasur të drejtë në këtë mes.

Por, për sa kohë që ligji për faljen përjashton vetëm palët që kanë një vendim të formës së prerë të gjykatës për fshehje të ardhurash apo evazion, bën automatikisht që kompania të përfitojë nga kjo falje. “Nga falja e parashikuar sipas këtij ligji, nuk përfitojnë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash dhe evazion tatimor dhe doganor, ose kontrabandë, në kuptim të legjislacionit të fushës”, thotë drafti i hartuar nga Ministria e Financave. Në këtë ligj përfitojnë falje edhe tatimpaguesit që është në proces ankimimi në gjykatë të gjobës apo detyrimit të pretenduar nga tatimet. Por edhe nëse ky nen nuk funksion për çështjen e Bankers, sërish kompania mund të aktivizojë animimin në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar të cilën e pezulloi disa muaj më parë dhe të përfitojë nga falja.

ARMO është kompania, e cila deri në fund të vitit 2011 kishte 50 milionë euro detyrime doganore dhe tatimore të papaguara, së bashku me gjobat. Ky borxh u rrit në vite duke tejkaluar edhe vlerën e 100 milionë euro, së bashku me gjobat. Me amnistinë, ARMO do të fshijë të gjitha detyrimet që ka në tatime e dogana, duke lehtësuar dhe vlerën e aseteve, të cilat sot rezultojnë negative dhe me koeficient të lartë të indeksit të falimentit.

Por edhe një prej kompanive ajrore të falimentuara, Belle Air, ka një detyrim në tatime prej 6.3 milionë dollarësh, i cili edhe nëse shiten asetet e saj, pas vendosjes së administratorit shtetëror nuk do të vilen. Në të njëjtën situatë është edhe firma e çelikut KURUM International me 1.3 milionë dollarë taksa të papaguara dhe dy prej kompanive të naftës që morën me qira uzinën e Ballshit dhe të Fierit të kompanisë ARMO. Deveron Oil dhe Trading Petrol Drilling kanë miliona dollarë detyrime në tatime, por te zëri i bilanceve të tyre, detyrimet janë të shënuara bashkë me borxhin që kanë ndaj të tretëve përfshirë administratën fiskale. Deveron Oil rezulton me 9.2 milionë dollarë detyrime, ndërsa TPD me 46.4 milionë dollarë, përfshirë edhe llogaritë e papaguara ndaj furnitorëve.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim